Presidenti i Austrisë në Tiranë: Të rrisim bashkëpunimin, mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen ka nisur vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Në deklaratën e tij për mediat, Presidenti i Austrisë Van der Ballen ka deklaruar se me Presidentin Bajram Begaj kanë diskutuar për të rritur më shumë bashkëpunimin mes vendeve teksa ka shprehur mbështetjen e Austrisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka deklaurua se fokusi është tek çështjet esenciale, shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe drejtësi e pavarur.

Alexander Van der Bellen: Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falenderoj shumë për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare. Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të marrëdhënieve shumë të mira që bazohen që në shpalljen e pavarësisë. Diskutuam se si mund ta rrisim akoma dhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve tona. Agjencia austriake për zhvillim është një mbështetës në zbatimin e reformës në drejtësi. Deklaratë mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në shtetin e së drejtës.

I nderuar që shkolla austriake gëzon një reputacion shumë të mirë në Shqipëri. Austria mbështet dhe këtu Shqipërinë përsa i përket fushës së arsimit dhe vlerëson ofertën me punonjës të kualifikuar. Mbi 50 biznese austiake ndodhen në Shqipëri. Pasdite do të hapim forumin ekonomik, si zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve. Jam i lumtur që ftesës sime për të ardhur në Shqipëri i janë bashkuar biznese dhe jemi këtu për të dhënë dhe prezantuar ekspertizën e tyre në interes të përbashkët.

Austria njihet si një inkurajues përsa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Fokusi është tek çështjet esenciale, shteti i së drejtës, të drejtat themelore, drejtësi e pavarur. Dëshirojmë ta inkurajojmë dhe më tej Shqipërinë për t’u afruar dhe më shumë në çështjen e anëtarësimit. Austria do të jetë një mbështetës i madh për Shqipërinë përsa i përket anëtarësimit dhe kjo do të vazhdojë kështu. Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe në solidaritetet në krah të një Ukraine të pavarur. Ne jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e procesit të Berlinit këtë vit dhe do të bëjë samitin në Tetor. Esenciale është dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ju urojmë të gjithë palëve një përfundim të shpejtë për këtë proces që nuk është aspak i lehtë..

Leave a Reply