Egjipti ka hapur një xhami që theu rekorde në kryeqytetin e tij të ri administrativ – por është kritikuar gjerësisht për kostot e përfshira.
Qeveria ka ndërtuar një qytet të ri në shkretëtirë, në përpjekje për t’i larguar njerëzit nga Kajroja e mbipopulluar. Kryeqyteti i ri administrativ i Egjiptit është ndërtuar me qëllim 45 km në lindje të Kajros.
Xhamia e Madhe, e cila mbulon më shumë se 19,000 m2 dhe është e aftë të presë 107,000 besimtarë. Ndërtimi i saj kushtoi 25.9 milionë dollarë dhe është xhamia e dytë më e madhe në Afrikë.
Media shtetërore festoi xhaminë për thyerjen e tre rekordeve botërore – duke përfshirë foltoren më të lartë në botë, me lartësi 16.6 m dhe të punuar me dorë nga llojet më të mira të drurit. E dyta dhe e treta ishin për llambadarin kryesor të xhamisë, e cila është më e rënda në botë me 24,300 kg, dhe më e madhja, me një diametër prej 22 m dhe përfshin katër nivele.