Von der Leyen para vizitës në Pekin: BE dëshiron paqe që respekton sovranitetin e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përpara vizitës së saj nesër në Kinë.

Ajo shkroi në Twitter se Ukraina do të jetë një “temë e rëndësishme” në takimet me presidentin kinez, Xi Jinping dhe kryeministrin, Li Qiang.

“BE dëshiron arritjen e një paqeje që do të respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha ajo.

Von der Leyen tha javën e kaluar se qëndrimi i Kinës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë do të jetë një “faktor vendimtar” për marrëdhëniet e ardhshme të Bashkimit Evropian me Pekinin.

Theksojmë se zyrtarët kinez të lartcekur do të takohen edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ndryshe, Kina ka paraqitur një plan të paqes mes ukrainasve dhe rusëve, por që është refuzuar nga aleatët perëndimor të Ukrainës. 

Leave a Reply