Von der Leyen dhe Macron vizitojnë Kinën

Udhëtimi i përbashkët i dy udhëheqësve europianë ka axhendë të ndarë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron filluan vizitën e tyre 3-ditore në Kinë, ndonëse së bashku, anxhenda e tyre është e ndarë. Presidentja e Komisionit ndodhet në Pekin për të mbrojtur interesat e 27 vendeve anëtare, ndërsa kreu francez ato të vendit të tij.

Të dy do të priten nga presidenti kinez Xi Jinping të enjten. Ndërkohë më pas, Von der Leyen do të zhvillojë gjithashtu takimin e saj me kryeministrin kinez Li Qiang dhe do të takohet me Dhomën e Tregtisë të BE-së.

Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Kinë pak para Von der Leyen. Ai e nisi vizitën me një takim qytetarët francezë në Pekin. Macron kërkoi që Kina të luajë një rol më të madh në gjetjen e “rrugës drejt paqes” në Ukrainë.

Macron: Kina, me marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë dhe tani ka propozuar një plan paqeje. Ne e mirëpritëm, por a jemi dakord për të gjitha? Jo. Megjithatë, kjo dëshmon një vullnet për t’u angazhuar në zgjidhjen e konfliktit. Mendoj se ky dialog me Kinën është thelbësor sepse ne, europianët e Bashkimit Europian, do të gabojmë për t’ia lënë dialogun ekskluziv rusëve.

Macron synon që gjatë vizitës në Kinë të ndalojë ndihmën uhstarake të Pekinit për Rusinë, duke krijuar nga ana tjetër lidhje më të ngushta me një partner të rëndësishëm tregtar. Për këtë, kreu francez nënvizoi se Europa nuk duhet të “ndahet” ekonomikisht nga Kina.

“Ne nuk duhet të shkëputemi, të ndahemi nga Kina. Franca do të angazhohet në mënyrë proaktive për të vazhduar të ketë një marrëdhënie tregtare me Kinën”.

Marrëdhëniet e Europës me Kinën janë përkeqësuar vitet e fundit fillimisht për shkak të bllokimit të marrëveshjes së investimeve dhe më pas refuzimit të Pekinit për të dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Leave a Reply