Aksioni kundër vjedhjes së të dhënave, çmontohet rrjeti ndërkombëtar i hakerave

Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit kanë bllokuar, një treg famëkeq hakerësh që përdoret për të marrë kredencialet dhe gjurmët e gishtave të përdoruesve digjitalë

Forcat policore evropiane dhe amerikane kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar që trafikonte të dhëna personale duke përfshirë detajet bankare ,emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e emaileve.

Operacioni, që synonte vendndodhjen e fshehtë të Genesis Market, u drejtua nga FBI dhe përfshiu oficerë nga 17 shtete, përfshirë Holandën. Në total janë arrestuar rreth 100 persona.

“Nuk janë vetëm kredencialet e viktimave që janë vjedhur, por edhe gjurmët e gishtave në internet. Dhe kjo mund të nënkuptojë se të gjitha të dhënat tuaja që janë vjedhur mund të keqpërdoren: nga dyqanet në internet, nga bankat dhe ID-ja juaj dixhitale, mediat tuaja sociale, gjithçka. Viktimat janë të shqetësuar, ata nuk dinë të çlirojnë kompjuterin e tyre nga ky lloj krimi,u shpreh Ruben van Wal, polici holandez kundër krimit kibernetik.

Në pesë vitet që kur u krijua, Genesis Market thuhet se u ka ofruar përdoruesve akses në të dhëna nga më shumë se 1.5 milionë kompjuterë të infektuar me softuer me qëllime dashakeqëse. Hetuesit thonë se rrjeti ishte një dyqan i vetëm për hakerat dhe u reklamua në disa forume nëntokësore, kryesisht rusishtfolëse.

Leave a Reply