Fox News pranon të paguajë mbi 700 mln dollarë “Dominion”

Vendimi erdhi pasi avokatët po përgatiteshin të rinisin gjyqin, rrjeti televiziv akuzohet për lajme të rreme në Presidencialet e 2020

Rrjeti i madh televiziv Fox News ka arritur një marrëveshje që të paguajë 787.5 milionë dollarë  kompanisë Sistemet e Votimit Dominion.

Njoftimi i papritur erdhi pasi juria ishte ulur në sallë dhe avokatët po përgatiteshin për hapjen e seancës. Sipas asaj që raportojnë mediat shmangia e një gjyqi që pritej të zgjaste në kohë nxori në pah se rrjeti televiziv shumë i ndjekur u përpoq të tërhiqte shikues duke përhapur pretendime të rreme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“E vërteta ka rëndësi. Gënjeshtrat kanë pasoja. Më shumë se dy vjet më parë, një lum gënjeshtrash dolën në pah. Në një univers paralel të teorive konspirative i shkaktuan dëme të rënda Dominionit dhe vendit. Shlyerja prej 787,500,000 dollarë përfaqëson shfajësimin dhe përgjegjësinë.”

Kompania “Dominion Voting Systems”, e cila prodhon pajisje elektronike për numërimin automatik të votave, ngriti një padi për shpifje kundër rrjetit televiziv “Fox News” në vitin 2021, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 1.6 miliardë dollarësh. Firma e akuzoi televizionin “Fox News se ka manipuluar zgjedhjet e 2020 në SHBA në favor të demokratit Joe Biden ndaj presidentit republikan të atëhershëm Donald Trump. Dominion kishte argumentuar se këto pretendime i shkaktuan kompanisë “dëm ekonomik të madh dhe të pariparueshëm”.

Fox News në një deklaratë u shpreh se arritja e marrëveshjes reflekton përkushtimin që ka ky rrjet televiziv, për standardet më të larta të gazetarisë. Në deklaratën e Fox-it është thënë, pa treguar hollësi, se rrjeti e di se gjykata kishte gjetur se disa pretendime për rrjetin Dominion janë të pavërteta.

Dominion është ende në proces gjyqësor kundër dy rrjeteve tjera konservatore në Shtetet e Bashkuara, OAN dhe Newsmax. Kjo kompani ka paditur edhe aleatët e Trumpit, sikurse, Rudy Giuliani, Sidney Powell dhe Mike Lindell.

Leave a Reply