Kryeministri britanik Rishi Sunak, duket se do i nënshtrohet presionit nga deputetët e tij për të zbutur ligjin e emigracionit dhe veçanërisht për emigrantët nën moshë që mbërrijnë me gomone përmes La Manshit.
Sipas rebleëve në grupin e tij parlamentar dhe drejtuesve të grupeve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ligji do ekspozonte minorenët dhe gratë shtatzënë përballë “rreziqeve të madha”. Ndërkohë rreth 500 emigrantë mbëritën vetëm këtë të shtunë me gomone, një shfër rekord për këtë vit brenda një dite.
Siç pritej prej fillimit, ligji i ri drakonian për Migracionin që po kalon shqyrtimin në Parlament dhe më pas në Dhomën e Lordëve, do haste në rezistencë të madhe, jo vetëm nga grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, avokatët mbrojtës, por edhe nga deputet brenda Partisë Konservatore.
Dhe kjo duket se po ndodh kur kryeministri Rishi Sunak dhe Ministrja e tij e Brendshme, Suela Braverman, janë duke u tërhequr përpara presionit të rebelëve brenda grupit parlamentar të partisë së tyre. Presioni është që të ndryshohet ligji për ata emigrante që janë nën 18 vjeç dhe gratë shtatzënë që vijnë me gomone, të cilët do mund të ndalohen vetëm në rrethana shumë të veçantë. Ata që vijnë me gomone ndryshe nga ligji fillestar që po diskutohet e më pas do kalojë në Dhomën e Lordëve dhe pritet të zbutet akoma më shumë, mendohet se do u japë emigrantëve që vijnë me gomone të drejtën të mbrohen ne rekurset dhe apelimet kundër deportimit të tyre siç ka kërkuar Suel Braverman, Ministrja e Brendshme, përmes fondeve nga Ndihma Juridike që jep shteti britanik.
Ndërkohë e shtuna shënoi numrin rekord për këtë vit të ardhurve me gomone nga Franca drejt Anglisë ku me 11 gomone mbërritën 497 emigrantë, ç’ka thyen rekordin e datës 5 prill me 492 emigrantë. Në total shifra e të ardhurave ka shkuar në mbi 5500 emigrantë gjate këtij viti, ç’ka ndodh ndërkohë që gjysmë miliardë sterlina i ka dhënë Britania ndërkohë Francës që të ndihmojë në pengimin e kalimeve të paligjshme me gomone nga brigjet franceze drejt ishullit.