Tetë persona janë vrarë në Teksas të Shteteve të Bashkuara një ditë më parë pasi një makinë përplasi një grup personash të cilët po prisnin në një stacion autobusi.
Incidenti i rëndë ndodhi pranë kufirit meksikan. Të paktën 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Numri i viktimave u rrit gjatë orëve në vijim.
Shoferi i makinës është arrestuar nga policia. Nuk është e qartë nëse incidenti ishte i qëllimshëm.
Bazuar në kamerat e sigurisë, auromjeti u afrua me shpejtësi drejt stacionit të autobusit dhe u përplas me një bordurë e më pas mori përpara turmën e njerëzve.
Të gjithë viktimat raportohet të kenë qenë me origjinë venezueliane. Po hetohet nëse kjo ngjarje ishte sulm ndaj emigrantëve apo aksidentale.