Shaqir Fetai ka humbur pusullën, atij i duhet urgjentisht pushimi pensional! Ai u instalua politikisht në krye të një institucioni pa pasur përgatitje elementare për një karrierë të tillë. Shaqir Fetai është “humoristi” më i shpifur në çdo paraqitje të tij. Ai është skuth dhe, njëherit edhe hipokrit, i cili, mundohet që vjedhjet, tradhëtitë dhe dështimet institucionale, t’i kamuflojë me “përkrahje ndërkombëtare”! Sjelljeve prej dylberi të Shaqir Fetait do t’ia kishte lakmi edhe Narcisi
Nga Mahir Rexhepi
Kohë më parë, Shaqir Fetai, ky instalacion i dhunshëm i srukturave të dyshimta politike, përjetoi një tronditje të thellë! Ata që u futën në skemat përkrahëse të tij kur u instalua në krye të BFI-së, tashmë ia kanë tërhequr besueshmërinë dhe kanë hedhur një lum akuzash dhe dyshimesh në punët e tij prej hajni dhe hipokriti. Dymbëdhjetë organe dhe anëtarë të “rrijasetit” të tij ia tërhoqën besueshmërinë, pas çka, Shaqir Fetai, për ta shpëtuar b… e vet, nisi t’i shkarkojë po ata që dikur ishin të flaktë në përkrahjen e tij në të gjitha shkeljet kushtetutare dhe në rrënim të imazhit fetar e kombëtar të BFI-së që e kishte ndërtuar decenie me radhë.
Shaqir Fetai nuk e pranon publikisht se ka pasur tronditje deri në themel të BFI-së së tij! Por ama, sjelljet e tij, hakmarrja e tij dëshmon për të kundërtën. Ai po përgatitet që këto ditë t’i ndëshkojë e t’i largojë edhe dy myftinjtë e pa përkulur, atë të Tetovës dhe atë të Kumanovës! Myftiu i Strugës, si butak që është, vetëm sa ka filluar t’i futet nën bole Shaair Fetait.
Shaqir Fetai tashmë ka ngelur me “myftinj” që janë dëshmi e gjallë për atë se çfarë do të thotë analfabet funksional! Zatën, më të mirë e më të fortë nuk i duhen, sepse edhe vetë Shaqir Fetai është i tillë, analfabet gjysëm funksional.
Shaqir Fetai, i ngelur në grahmën e vet të fundit, nis dhe i thërret të gjithë ambasadat, një nga një, duke u thënë që mos ta takojnë dhe mos të komunikojnë me Mustafa Dautin, sepse qenka shumë i rrezikshëm dhe se, për shkak të rrezikshmërisë së lartë tashmë ai është shkarkuar nga posti i “ministrit të jashtëm” të BFI-së! Për informacion më të hollësishme, Shaqir Fetai i lutë që ta vizitojnë BFI-në dhe t’u shpjegojë se pse nuk duhet të kontaktohet me Mustafa Dautin. Pra, Shaqir Fetai Mustafa Dautin e përdor si krimb në grepin e hedhur për ta gjuajtur peshkun!
Dy ambasadorë, nga të gjithë të kontaktuarit dhe të ftuarit, tashmë i kanë ardhur Shaqir Fetait. Do t’i vijnë edhe shumë të tjerë, të cilët deri më sot nuk kanë dashur ta legjitimojnë njeriun i cili kap një pozitë duke shkelur çdo akt ligjor e kushtetues. Tani do t’i vijnë, edhe atë me të vetmin qëllim: që të binden se sa i rrezkshëm është Shaqir Fetai, dhe jo se i vinë për ta përkrahur, siç ua interpreton “të dashmëve” të vet vizitat e ndërkombëtarëve.
Të gjithë nga kori diplomatik që do t’i vinë, do të dëshirojnë të dëgjojnë për problemet e brendshme të BFI-së: për korrupsionin, për nepotizmin, për krimin e organizuar, për pakënaqësitë, rrebelimet, dështimet, sektarizimet. Ata nuk vinë për të dëgjuar “letërnjohtime të BFI-së”, sepse nuk kanë nevojë, siç nuk kanë nevojë të dëgjojnë as për organizimin e jetës fetare, sepse i dinë shumëfish më mirë seç mund t’i dijë Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai e falënderon ambasadorin hungarez për kontributin e tij dhe të shtetit hungarez për ndihmën që po ia jep Maqedonisë së Veriut për euro-integrime. Përmbajtja protokolare e Shaqir Fetait është ose e vjedhur, ose e kopjuar, ose e huazuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të RMV-së! Shaqir Fetai sillet dhe përdor vokabular të institucioeve qeveritare. Shaqir Fetai nuk di të shpreh qëndrime opozitare karshi institucioneve shtetërore për padrejtësinë që i bëjnë mbi këtë institucion. Shaqir Fetai ka durimin e pelës dhe, është në gjendje të durojë gjithçka që i vjen nga shteti vetëm që të lavdërohet si përkrahës dhe kontribues në bashkëjetesë multikonfesionale! Dhe, për të dalur sa më skandaloz në protokol, ai kërkon nga ambasadori hungarez që të ndihmojë në akreditimin e Medresesë Isa Beu! Me këtë kërkesë, avdalli, nuk llogarit se po i nënçmon ministrat e BDI-së, ministrat që i kanë dhenë fjalë se do të ndihmojnë, ministrat që natë e ditë përpiqen për ta akredituar Medresenë por që ky akreditim hasë edhe në shumë pengesa juridike, të clat, nuk kalohen aq lehtë. Shaqir Fetai dëshmon se nuk u beson më ministrave shqitarë ndaj dhe tashmë ndihmën e kërkon te kori diplomatik.
Edhe ambasadori francez në BFI qëndroi për t’u njohtuar nga dora e parë me atë që tronditshëm ndodhi në BFI. Ndërsa Shaqir Fetai, për ta fshehur këtë fakt, ashtu siç po mundohet që ta fshehë gjatë tërë kohës, flet gjepura, fle për organizimin e jetës fetare në Maqedoninë e Veriut, flet gjëra të përsëritura e stërpërsëritura. E porosit gazetarin e paguar që të shtrojë pyetje të tipit “zoti ambasador, si po ju duket drejtimi i BFI-së nën udhëheqjen e Shaqir Fetait”! Natyrisht që ambasadori do t’i thotë fjalët më të mira, këtë ia kërkon bon-toni, kodi i mirësjelljes kur je mysafir! Se si po e drejton Shaqir Fetai BFI-në flet tërheqja e besueshmërisë nga 12 organe dhe anëtarë të “rijsetit” dhe ngelja e “rijasetit” të tij në mjeranë!
Shaqir Fetai tani më është në pritje të “ofensivës” së nëpunësve të tij si dhe të ambasadorëve që do të vijnë “për ta vizituar dhe për t’i dhënë përkrahje”. Por, në çka ta pëkrahin Shaqir Fetain? Në vjedhje të mëtejme? Në shkelje të mëtejme të akteve normative? Në degradim të mëtejmë të BFI-së? Në shkatërrim të turpshëm të jetës fetare islame në RMV? Në sektarizim dhe në defaktorizim të xhematit myslimanë të vendit vetëm e vetëm për ta relativizuar peshën e tij si një trup i unifikuar? Shaqir Fetai po harron se kori diplomatik në vend tashmë është i njohtuar në hollësi me çdo gjë që po ndodhë në BFI dhe se tani do të shprehin dëshirë që të njohtohen edhe nga pala e “pushtetit” të Shaqir Fetait. Natyrisht që do të zhgënjehen dhe se sjellja e tij prej hipokriti veçsa do ta shtojë edhe më shumë simpatinë e ndërkombëtarëve karshi mospajtuesve me sjelljet dhe veprimet e Shaqir Fetait.
Të kota do të jenë edhe përpjekjet e Shaqir Fetait për ta puçur barkun e vet me barkun e diplomatëve gjatë përshëndetjeve të tij. Kjo sjellje protokolare është tejet ofendese për secilin diplomat. Distanca prej gjysëm decimetri e këmbëve të veta me ato të diplomatëve gjatë qëndrimit në përshëndetje flet për sjelljet prej dylberi të Shaqir Fetait. Shaqir Fetai ka nevojë për dashuri (mund ta ketë edhe dëshirë shpirtërore, epsh!) por, kjo dashuri e diplomatëve dhe vizituesve nuk arrihet duke u përshëndeur me manire prej dylberi. Kjo dashuri duhet të jetë respekt për punën që e bën nikoqiri. Në rastin konkret – çfarë pune po bën Shaqir Fetai përvçse që po vjedh dhe po shkatërron gjithçka të ndërtuar me mund e me gjakë? E gjithë puna e tij, që nga instalimi e deri te “masat disiplinore” kundër “rrebeluesve” është një dosje voluminoze e denjë për prokurorinë e shtetit, e cila, pa dyshim që një ditë do të aktivizohet. Është pikërisht heshtja para veprimeve të Shaqir Fetahajve që ka bërë të bie besueshmëria e ndërkombëtarëve dhe vendorëve në dy për qind ndaj organeve të drejtësisë. Ky problem do të jetë i papërballueshëm për gjatë kohë për organet e drejtësisë, ndaj dhe, shumë shpejt do t’i gllabërojnë pikërisht “peshqët e mëdhnj”, ndërsa çifti i Shaqir Fetahajve për këta organe nuk perceptohet peshk më i madh se sa belvica!