Mospërfillja e praktikave normative shpie në autoritarizëm! Autoritarizmi shpie në shkatërrim, krim dhe në vorbullën e veprave të ndryshme penale! Dhe, tërë kjo shpie në degjenerim të dinjitetit të bashkëpunëtorëve të sinqertë të autokratit. E ç’afërsi kanë këto veprime me fenë islame?
Nga Mahir Rexhepi
Shaqir Fetai i paska thirrur ata të administratës së Myftinisë së Gostivarit dhe, paka kërkuar prej tyre që t’ia urojnë drejtorët e rinj që i ka gjetur dhe i ka emëruar vetë, pa përfilluar asnjë organ të BFI-së. Kjo nuk është “për inatë të resë më vdektë djali”, porse, kjo është përtej budallallëkut! Me qenë normal Shaqir Fetai, do t’ju hyte dru atyre që vinë në këtë formë për t’u tallur me “reisin” e tyre! Po a mund të ndodhë që një ministri, me komplet administratën, t’i shkojnë kryeministrit në zyre, për ta uruar për drejtorët e eshalonit të dytë e të tretë që i ka emërtuar vetë! Po pse e bën këtë gafë Shaqir Fetai! Natyrisht, për faktin që gati janë shterur ata që po i përgjigjen për t’i shkuar e për t’ia bërë lajmin se ja, “reisi u vizitua nga hamami i hyrës”, por edhe më shumë për faktin që ka mbetur vetë, si karapidi!
Mbi të gjitha, Shaqir Fetait do t’ia ketë tërhequr vërejtjen dikush për gabimet fatale që është duke i bërë. Ai po sillet sikur BFI-ja të jetë kotec i babës së vet, apo ahur i babgjyshit të vet! Shaqir Fetai po mundohet që me këtë akt të Myftinisë së Gostivarit t’i bëjë karshillëk edhe organeve të drejtësisë, ku një ditë do të përgjigjet me patjetër!
Nga Myftinia e Gostivarit Shaqir Fetai, tamam si klysh i skuthit, po kërkon që të përkahet në shkelje kushtetuese dhe në krim. A ka përgjegjësi penale? Pa dyshim që po!
Shaqir Fetai, duke anashkaluar aktet normative të BFI-së, meqë ka nisur të ndjehet i forë saqë i është mbushur mendja se arrat mund t’i thyejë me b…, largon e punëson persona, pa kurrfarë baze juridike. Për këtë punë është Rijaseti dhe jo reisi, por, meqë nuk ka Rijaset, Shaqir Fetai vetë qepë e vetë pret! I largoi kokë më vete pesë anëtarë të Rijasetit, natyrisht që kokë më vete do t’i duhet edhe t’i pjellë pesë anëtarë të rinjë të Rijasetit!
Por, në këtë akt të bilmezit Shaqir Fetai, ka një skandal edhe më flagrant se sa kjo shkelje kushtetutare! Shaqir Fetai po i varrosë praktikat normative të BFI-së, një rregull të pashkruar mbase por shumë humane!
Në të kaluarën ka qenë rregull që në administratën e BFI-së të ketë përfaqësues të paktën nga Myftinitë më të mëdha të vendit dhe, ata përfaqësues janë pranuar me sugjerim të myftive. Kështu është krijuar ai balans i domosdoshëm i përfaqësimit rajonal nëpër organet e BFI-së! Konkretisht, ish-reisul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ka punësuar persona nga myftinitë vetëm ata që kan qenë të propozuar nga ana e myftiut përkatës e që vendimet për punësim kanë dalur nga Rijaseti! Kështu edhe, eventualisht, janë larguar!
Sot Shaqir Fetai nuk pyet asnjë myfti, sepse po e ndjenë veten “shumë të fortë”! Ai, sot, është në gjendje t’i bëjë karshillëk edhe vetë Zotit! Pse jo, kur tashmë ka dhënë edhe prova konkrete se di ta gënjejë e ta mashtrojë Zotin, di mos t’i frikësohet madje edhe të veprojë kundër urdhërav të Tij! Shaqir Feta nuk flet, sepse është dibidus, por ama ai vepron, sepse është intrigant!
Me këto largime e punësime që i bën, në fakt Shaqir Fetai dëshiron t’ju përcjellë mesazhe vetë myftive, të cilët, assesi të reagojnë për këtë mospërfillje nonshalante të Shaqir Fetait! Shaqir Fetai me urdhër personal largoi nga puna pa kurrfarë baze tre nëpunës kumanovarë, për të cilët dikur një Myfti i Kumanovës kishte dhënë pëlqimin se këta persona janë ata që përfaqësojnë Myftininë e Kumanovës dhe që e bëjnë balansin e të punësuarve nga territoret e myftinive të tjerë. I largoi nga puna ndërsa komplet Myftinia e Kumanovës hesht! Ata nuk u zëvendësuan me kumanovarë por me lakej të Shaqir Fetait! Shaqir Fetai punësoi në vend të një kumanovari një tetovar, të cilin vetë Myftinia e Tetovës nuk e honepste dot për shkak të amatorizmit dhe paaftësive në punë administrative! A e përfaqëson ky person Myftininë e Tetovës në organet dhe institucionet e BFI-së! Me këtë heshtje të tyre, në fakt, Shaqir Fetai po krijon terren që, një ditë, kur t’i largojë edhe myftitë (e kjo do të ndodhë shumë shpejt), mos të reagojnë askush, sepse, ata nuk kanë reaguar edhe kur ua kanë larguar përaqësuesit e myftinive të tyre. Shaqir Fetai nuk ka nevojë për përfaqësues me personalitet e me adresë, atij i duhen përfaqësues ekskluzivisht të interesave meskine të Shaqir Fetait. Për momentin, Shaqir Fetai po përfshinë njerëz rrebelë të cilët nuk pjerdhin fort për organet e myftinive dhe, me këtë, ai stimulon krijimin e organeve paralele të myftinive aktuale. Fundja, Shaqir Fetai ka lejuar dhe ka stimuluar themelime të bashkësive islame paralele e nuk po stimuluaka myftini paralele!
Aktualisht, nuk është problem Shaqir Fetai dhe as akti i tij mospërfillës, problem është mosreagimi publik i organeve si dhe i anëtarëve të “rijasetit” të cilët, shumë shpejt do ta provojnë edhe vetë ata, mbi kurriz të tyre, mopërfilljen e Shaqir Fetait, vetëm sa të gjejë përkrahje edhe te do “myftilerë” siç e paska gjetur te myftiu pa personalitet e padinjitet i Gostivarit! Tani me radhë do t’i vijnë për ta uruar për drejtorët qe i ka emëruar (çfarë suksesi e çfarë aktiviteti jetik pë islamin në vend!!!) edhe “myftitë” e tjerë të cilët që të gjithë i ka të shantazhueshëm. Qetësinë e Myftiut të Shkupit po e siguron duke ia premtuar atij mosperfilljen absolute në përcaktimin e tij per punësim të fërëistave nëpër organet dhe institucionet e BFI-së. Ja ku po e degradon BFI-në intriganti Shaqir Fetai me njerëzit e vet të nëntokës “fetare”!