Dy video janë shfaqur gjatë ditëve të fundit që tregojnë trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) duke shkatërruar dyqanet në Gaza.
Një video tregon ushtarët në lagjen Shejaiya në veri të Gazës që u vënë zjarrin ndihmave në pjesën e pasme të një kamioni i cili ka shishe uji dhe kuti kartoni. Njëri prej ushtarëve dëgjohet duke bërë shaka për çmimin e artikujve, ndërsa i hedh ato rreth ndërtesës dhe i shkatërron.
Pas këtyre dy videove të forcave izraelite, anë ndërmarrë masa për sjelljet e pahijshme që nuk përputhen me moralin dhe vlerat e ushtarëve.
Ndërkaq kufiri Rafah u shndërrua në një arenë luftimesh të përgjakshme. 22 civilë u vranë në mesin e të cilëve ishin shtatë fëmijë, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën. Bombardimet rreth Rafah, ku ushtria izraelite këtë muaj urdhëroi njerëzit të niseshin për sigurinë e tyre, janë nga më të rëndat në ditët e fundit.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell akuzoi Izraelin se po përdor të njëjtat taktika në jug të Gazës me ato që përdori në veri. Borrelli kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara, të cilat së fundi vunë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së veton ndaj thirrjes për një armëpushim të ri humanitar për Rripin e Gazës. Borrell u zotua se do të paraqesë gjthashtu një propozim për të vendosur sanksione ndaj izraelitëve që jetojnë në vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor ku dhuna po bëhet alarmante.