Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha për mediat para samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Bruksel se zgjerimi duhet të përshpejtohet.
Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Borrell tha se në ditët e fundit ka pasur lajme të mira nga të dyja palët.
“Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë. Ne duhet të rrisim gjithashtu forcimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe metodave të tjera luftërave të reja. Ka një dialog Serbi-Kosovë, për të cilën kemi investuar shumë energji. Ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin, ngadalë por po lëvizin. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”, u shpreh Borrell.