Mbështetësit e koalicionit “Serbia kundër dhunës” më 18 dhjetor në një protestë në qendër të Beogradit kërkuan anulimin e zgjedhjeve në kryeqytet.
“Ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë rezultatet e zgjedhjeve. Rezultatet nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve”, tha Vladimir Obradovic, kandidat për kryetar të Beogradit nga koalicioni “Serbia kundër dhunës” në fillim të tubimit para bashkisë.
Të pranishmit më pas shkuan në selinë e Komisionit Republikan Zgjedhor ku, siç paralajmëruan, do të paraqesin kërkesë për anulimin e zgjedhjeve në Beograd.
Partitë nga koalicioni “Serbia kundër dhunës” pretendojnë se në zgjedhjet lokale në Beograd të 17 dhjetorit, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka shkelur vullnetin elektoral të qytetarëve.
“Duke qenë se mbi 40 mijë persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u organizuan në mbështetje të listës SNS, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritjen e votimit. për Bashkinë”, thanë koalicioni.