A do ta ndezë më shumë konfliktin vrasja e zyrtarit të lartë të Hamasit? Hezbollah: Nuk do të kalojë pa u ndëshkuar

Irani tha se vrasja e zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al Arouri sot në një sulm izraelit me dron në Liban do të ndezë më tej konfliktin me Izraelin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani tha se “gjaku i martirit do të ndezë padyshim një valë tjetër në damarët e rezistencës dhe motivimit për të luftuar” kundër Izraelit.

Kanaani dënoi gjithashtu shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit.

Hamasi ka fajësuar Izraelin për sulmin në Bejrut, ndërsa Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se shpërthimi vrau katër persona dhe u krye nga një dron izraelit. Izraeli nga ana tjetër nuk e ka komentuar vdekjen e al Arourit.

Hezbollahu tha se shpërthimi që vrau zyrtarin e lartë të Hamasit Saleh al Arouri në Bejrut ishte një “sulm serioz ndaj Libanit”.

Grupi militant libanez, shtoi se vdekja e al Arourit është një “zhvillim i rrezikshëm në rrjedhën e luftës”. Hezbollah shtoi se vrasja “nuk do të kalojë pa përgjigje apo ndëshkim”.

Leave a Reply