Me shenja dhune në fytyrë e trup, tre shqiptarë u sulmuan në Malin e Zi

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, ishin nisur për në Gjermani, vend ku punonin dhe jetonin me dokumente të rregullta.

Ata mbërritën në Kotorr përmes tragetit dhe në momentin që u larguan me makinë janë ndaluar nga 8 persona me uniforma ushtarake.

Personat ende të paidentifikuar, pa asnjë arsye i kanë nxjerrë nga makina dhe i kanë qëlluar barbarisht me shkelma e grushte.

Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara nga vetë të rinjtë në ambientet e spitalit ata shihen të gjakosur dhe me shenja dhune në fytyrë dhe në trup.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka ministri Balla ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi, raporton EuronewsAl.

https://euronews.al/me-shenja-dhune-ne-fytyre-e-trup-video-e-shqiptareve-qe-u-sulmuan-ne-malin-e-zi/

Leave a Reply