Nuk pati të lënduar, por vetëm dëme, sulmi me dron është i dyti në objektet e naftës ruse në dy ditë
Një dron ukrainas goditi një depo nafte në Rusinë perëndimore, duke shkaktuar një zjarr masiv .
Katër rezervuarë nafte me një kapacitet total prej 6,000 metra kub u dogjën pasi droni arriti në Klintsy, një qytet me rreth 70,000 banorë që ndodhet rreth 60 kilometra nga kufiri ukrainas.
Autoritetet ruse në rajonin Bryansk thonë se askush nuk u lëndua. Mediat ruse shkruajnë se sulmi jep indikacione se ofensiva e Kievit shënon një fazë të re. Një sulm i paprecedentë shënjestroi një terminal të madh të ngarkimit të naftës në qytetin e dytë të Rusisë, Shën Petersburg, një ditë më parë. Sulmi është i fundit në një përpjekje të intensifikuar së fundmi nga Ukraina për të minuar pretendimet e Presidentit Vladimir Putin se jeta në Rusi po vazhdon normalisht përpara zgjedhjeve presidenciale të 17 Marsit.
Qyteti rus i Belgorod, gjithashtu pranë kufirit me Ukrainën, anuloi festimet e tij tradicionale ortodokse të Epifanisë për shkak të kërcënimit të sulmeve me dron ukrainas. Ishte hera e parë që ngjarjet e mëdha publike dihej se ishin anuluar në Rusi për shkak të kërcënimit me dron.
Ndërkaq Gjermania nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketat e tipit “Taurus”. Për këtë votoi një shumicë e qartë në Bundestag, për shkak të mosmarrevshjeve për çështje të brendshme bënë që propozimi të hidhej poshtë. Nga ana tjetër në Kongresin amerikan ka patur përparim për të arritur një marrëveshje për dërgimin e armëve në Ukrainë si pjesë e një pakete ndihme e cila është kontestuar prej muajsh.