Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkon mbështetje për Kievin
Presidenti amerikan, Joe Biden ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim të fortë për rrezikun që i kanoset Ballkanit në rast se Rusia fiton luftën ndaj Ukrainës.
Në një fjalim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë me krerët e shteteve, ai është ndalur tek krizat që po shqetësojnë sot botën dhe rolin që duhet të luajnë shtetet e Bashkuara.
Joe Biden: Nëse ne largohemi dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon komplet dinamikën.
Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi në Nëntor të vitit të kaluar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë në Ballkan. Administrata e Biden është duke bërë përpjekje të shumta për të vijuar ndihmën ushtarake dhe financiare për Kievin për shkak të kundërshtive të republikanëve në Senat.
Biden ka prezantuar një pako ndihme prej 50 miliardë Dollarësh për Ukrainën dhe 14 miliardë për Izraelin. Edhe Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një fond për prej 50 miliardë Dollarësh për Ukrainën, për shkak të vetos së Hungarisë.