Hapen katër degë për këmbimin e dinarëve nga serbët në kufi me Kosovën

Banka e Kursimeve Postare e Serbisë në kufi me Kosovën ka hapur katër pika për këmbim të dinarëve në euro, kjo pas Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Këto degë janë hapur afër pikave kufitare në Bërnjak, Jarinje, Merdare dhe Konçul.

Në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thuhet se kjo u bë për shkak që serbët të kenë mundësi më të lehta që të bëjnë shkëmbimin e parave e të mos shpenzojnë shumë.

“Duke filluar nga sot, degët e sapokrijuara të Bankës e Kursimeve Postare e Serbisë do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë pune dhe të shtunë nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 17:00.

Për Rregulloren e BQK-së është mbajtur një takim në Bruksel, Perëndimi ka kundërshtuar këtë rregullore të re.

Leave a Reply