Sonte dy persona janë përleshur fizikisht mes vete.
Rasti ka ndodhur në bufenë e Radio Televizionit të Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha se lidhur me rastin një person është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ahmeti nuk bëri të ditur arsyen e kësaj rrahje.
Raportohet se rrahje ka ndodhur në mes të një punëtori të RTK-së dhe të bufesë ku ka ndodhur ngjarja.