Shaqir Fetai paska kërkuar strehim nën organizatën presigjioze pikërisht dy-tre ditë pasi vendosi që ta mbyll “Medresenë Isa Beu” dhe të themelojë një gjimnaz me të njëjtin emër të cilin mund ta akreditojë, sepse, komunistët e tij nuk pranojnë që të akreditohet një shkollë fetare e cila prodhon hoxhallarë për nevoja të BFI-së.
Shkruan Osman Zimeri
Bota shqiptare tashmë e njeh mirë Shaqir Fetain, e di fort mirë se kush paska qenë, si deshti t’i manipulojë myslimanët e Maqedonisë së Veriut duke u bërë myfti i Gostivarit, si ia nguli thikën pas shpine njeriut që kishte besim “absolut” tek Shaqir Fetai dhe, krejt në fund, si u bë vegël e elementeve antishqiptare e antiislame në vend.
Shaqir Fetait i ra tërë boja, krejt fasada, doli açik dhe gjithnjë e më shumë po dëshmohet si njeri shumë i rrezikshëm, si njeri që nuk i intereson asgjë tjetër përveç karrierës së errët.
Së fundmi Shaqir Fetai njohton se qenka bërë anëtarë i Këshillit të Jurisprudencës islame të RABITA-s së Arabisë Saudite! Njeri më i ligë ndër myslimanët e Maqedonisë kërkon strehim nën këtë organizatë prestigjioze?! Po kush e propozoi atje, kah morën vesh juristët e Arabisë Saudite se kush na qenka Shaqir Fetai, apo, krejt kjo u arrit falë linjës jugosllave që edhe më tej me gjasë po ia del të ndikojë nëpër disa shtete!
Po si nuk i vie turp Shaqir Fetait? Po ku shkon Shaqir Fetai në organizata ku flitet arabisht apo anglisht, të cilat Fetai nuk i ka haber! Një mysliman i denjë a do të kishte pranuar role të cilat nuk i njeh dhe nuk i di! Po shaqir Fetai njihet si njeriu më antiikushtetues, si njeriu më anti-ligj, si njeri që deri më tani i ka humbur të gjitha proceset gjyqësore që i ka montuar vetë; si njeri që nuk ka lidhje me islamin si fe, shkencë e si drejtësi. Madje, me gjestin miratues të Shaqir Fetait, ai mundohet që ta bëjë të ligjshëm tërë veprimtarinë e vet të kriminalizuar, prej idesë për ta tradhëtuar njeriun që e rriti e deri në mometet aktuale, kur tërë pasurinë e myslimanëve të vendit po e shpenzon në të mirë të veglave pushtetare që e instaluan në krye të BFI-së.
Veprimtaria karrieriste e Shaqir Fetait nuk ka lidhje me jurisprudencën islame! Nuk po flasim për atë veprimtari spiuneske në UDB për të cilën flet shoku i tij i ngushtë që në bankat shkollore, teologu i mirënohur Dr. Nexhat Ibrahimi, por, po flasim për iniciativën e tij për ta instaluar tradhëtinë më të madhe në BFI, duke ia ngulur thikën ish-reisit të vet të cilin kishte nisur ta thërriste edhe “baba”!
Shaqir Fetai sapo u instalu nisi të “riorganizojë” Oranizatën e BFI-së duke shkelur Kushtetutën, rregulloret dhe tërë dispozitivin e BFI-së!
Shaqir Fetai, për të treguar se nuk ka lidhje me jurisprudencën islame, për të treguar se as që do me ia ditë për këtë jurisprudenc, gjënë e parë që bëri e ngulfati Këshillin për Fetva që funksiononte në kuadër të BFI-së!
Shaqir Fetai për të dëshmuar se është despot, njeri antiligjor, ndërmori sërë masash personale kundër të punësuarve në BFI, të cilat lëndë më pastaj do t’i humb si procese gjyqësore një nga një.
Shaqir Fetai paska kërkuar strehim nën organizatën presigjioze pikërisht dy-tre ditë pasi vendosi që ta mbyll “Medresenë Isa Beu” dhe të themelojë një gjimnaz me të njëjtin emër të cilin mund ta akreditojë, sepse, komunistët e tij nuk pranojnë që të akreditohet një shkollë fetare e cila prodhon hoxhallarë për nevoja të BFI-së.
Pra, Shaqir Fetai është njeriu dhe fakti më plastik që dëshmon për një veprimtari antiligjore që rrjedh falë mbështetjes së strukturave antiislame e antikombëtare që e instaluan në krye të BFI-së, si shpërblim për veprimtarinë e tij antishqiptare në UDB, si “ORAO” nën komandën e oficerit serb, Stanko Dragoviqit!
Shqir Fetai ka nevojë ta gënjejë edhe Zotin por edhe popullatën! Thellësisht, ndjenë nevojë të madhe për rrëfimin se ky është njeri i mirë, i rregullt dhe i parimeve! Sepse, e di fort mirë se edhe zogjtë e malit e dinë që është shpirtzi! Prandaj, ky anëtarësim i SPONSORIZUAR (nga strukturat shumë të dyshimta) në këtë Këshill juridik të Rabita-s, i ka ardhur mirë, dhe i ka dhënë motiv për t’u krekosur edhe një herë si gjeli në maje të plehut.
Pa dyshim, këtë pasurim të “CV”-së së mjerë e ka si peshqesh për përkrahjen e iniciativave për ta thyer traditën ligjore të funksionimit vetëm të një Institucioni të Bashkësie Fetare Islame dhe të regjistrimit të të tjera “bashkësive islame” në RMV që u interesojnë ekskluzivisht “sponsorizuesve” të karrierës së mjerë të Shaqir Fetait.