73 vjeçari duhet të paguajë gjithashtu një gjobë $500,000 pasi pranoi se ka vepruar si një agjent i një qeverie të huaj.
Dënimi i diplomatit të njohur amerikan me 15 vjet në një burg federal lë përsëri shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me tradhtinë e disa dekadave që habiti shërbimet diplomatike amerikane.
Në këmbim të pranimit të akuzave prokurorët kanë tërhequr pretendime për disa shkelje të tjera si mashtrim bankar dhe deklarata të rreme.
“Deklarohem fajtor,” i tha Rocha, në uniformën ngjyrë bezhë të burgut gjykatëses Beth Bloom, duke i dhënë fund një hetimit kriminal të nisur prej vitit të shkuar, duke i shmangur gjyqit të radhës që do të zbulonte se si apo me çfarë Rocha ka ndihmuar Kubën, teksa punonte prej dy dekadash në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Prokurorët thonë ende se detajet e spiunazhit mbeten informacion sekret.
Dënimi i Rocha vjen më pak se gjashtë muaj pas arrestimit të tij surprizë në shtëpinë në Miami me akuza përfshirjeje në “aktivitetet klandestin” për llogari të Kubës prej vitit 1981, kur nisi shërbimin.
Në një hetim të kohëve të fundit të rrjetit Associated Press zbulohej se CIA kishte paralajmërime për dyshimet ndaj Rocha.
Karriera prestigjoze e Rocha përfshin mandate si ambasador në Bolivi dhe poste të larta diplomatike në Argjentinë, Meksikë, në Shtëpinë e Bardhë e në Havana.
Disa zyrtarë e konsideronin të butë dënimin e tij teksa prokurori i Miami, Carlos Trujillo, tha: “Ai është një spiun për kundërshtarin që ka vënë në rrezik jetën e amerikanëve”, shkruan The Guardian.