Zyrtarët e lartë të Hamasit, kanë kërkuar garanci nga Izraeli se do të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës në rast të një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite.
Para mbërritjes së tyre në Egjipt ku do të vijojnë negociatat për një marrëveshje, zyrtarët e Hamasit kërkuan siguri. Ndërsa ndërmjetësit egjiptianë thanë se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për të arritur një armëpushim.
Sot në Kajro do të mbërrijë edhe një delegacion nga Katari për të qenë pjesë e bisedimeve.