Bien në kurthin e Hamasit, vriten katër ushtarë izraelitë

Po vazhdojnë luftimet mes forcave ushtarake izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Ushtria izraelite ka njoftuar për vdekjen e katër ushtarëve që luftonin në Rripin e Gazës.

Ushtarët u vranë të gjithë pasi një pajisje shpërtheu në një rrugicë në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Ai tha se të katër ishin 19 vjeçar ndërsa nuk u dhanë më shumë detaje personale, shkruan skynews.

Raportohet se një tjetër oficer dhe ushtar u plagosën rëndë, të cilët u dërguan për shërim në një spital.

Incidenti ndodhi ndërsa trupat po bastisnin një kompleks shkolle ku ushtria kishte indikacione për aktivitete të Hamasit.

Leave a Reply