Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ëhstë përballur me presidentin e rajonit Campania, Vincenzo De Luca, i cili disa muaj me parë e quajti atë një idiote.
Ajo ia ka përmendur këtë gjatë takimit të djeshëm, edhe pse mes tyre ka pasur një shtrëngim duarsh.
“President De Luca, unë jam ajo trapja (stronza) Meloni. Si jeni?”. Mes tyre ka pasur dhe një shtrëngim duarsh, ndërsa De Luca iu përgjigj, mes dhjetra të pranishmëve: “Mirë. Mirë se erdhe”.
Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin pasi në muajin shkurt De Luca, që i përket Partisë Demokratike, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë. Deklarata u bë në Romë kur ai po fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve nga qeverisja qëndrore.
Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”. Nga ai moment, mes të dyve nuk munguan as shigjetimet në distancë derisa u panë ballë për ballë, dhe Meloni vendosi që të rikujtonte fjalët që ai kishte hedhur në drejtimin e saj.