Shfaqja e cirkut përfundon në tragjedi: Vritet politikani dhe gruaja e tij në Ekuador

Një shfaqje cirku ka përfunduar në një tragjedi në Manta të Ekuadorit. Teksa të pranishmit po përgatiteshin për të shijuar shfaqjen, 2 persona të armatosur kanë qëlluar me armë, ku viktimë ka mbetur një politikan dhe gruaja e tij.

Cristian Nieto ishte një politikan i Revolucionit Qytetar, partia e lidhur me ish-presidentin Rafael Correa. Gruaja e Nietos, Nicole Burgos, njihej si Soy Pipo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa njerëzit prisnin në radhë për të hyrë në cirk. Nieto dhe Burgos kishin dy fëmijë të vegjël.

Siç raportojnë mediat e huaja, dy persona të armatosur hynë në vend nga pjesa e pasme e cirkut, iu afruan ligjvënësit, hapën zjarr dhe u larguan nga dera kryesore. Sipas raportimeve, u qëllua me armë zjarri të paktën 12 herë. Autorët e krimit, pasi i dhanë fund jetës së politikanit dhe bashkëshortes së tij, u larguan me një makinë që i priste në rrugën kryesore. Policia ka gjetur mjetin e djegur në një lagje të qytetit.

Plumbat lanë disa të plagosur, mes tyre edhe gazetaren që po transmetonte drejtpërdrejtë dhe në momentin e ngjarjes dëgjohej të thoshte: Kam nevojë për ndihmë, një ambulancë, një ambulancë, ju lutem. Jam plagosur në krah.

Manta, qyteti ku ndodhi vrasësja, konsiderohet si një nga qytetet kryesore për pastrim parash në Ekuador.

Leave a Reply