Nancy Pelosi: Ftesa e Kongresit për Netanyahun është e trishtueshme

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e ka cilësuar si “gabim” ftesën që Kongresi Amerikan i bëri kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mbajtur një fjalim.

Ngjarja do të zhvillohet më 24 korrik. Pelosi, e cila vazhdon të jetë një nga zërat më të dëgjuar në mesin e demokratëve, zbuloi në një intervistë për CNN se mendonte se ishte “shumë e trishtueshme që ai ishte i ftuar”.

Ajo tha se nëse do të kishte qenë ende kryetare, nuk do të kishte thirrur Netanyahun.

Pelosi kujtoi se ajo kishte kundërshtuar tashmë kërkesën dërguar udhëheqësit izraelit nga Kongresi në 2015. Nëntë vjet më parë ftesa u bë nga kryetari i atëhershëm republikan John Boehner.

Leave a Reply