Drejtuesit e skuadrës italiane takim kokë më kokë me Chelsea
Interesimi i Milan për Armando Brojën po bëhet gjithnjë e më serioz. Mediat italiane raportojnë për një udhëtim të drejtorit sportiv të kuqezinjve drejt Londrës, ku ka zhvilluar një takim kokë më kokë me drejtuesit e Chelsea.
“La Gazzetta dello Sport” shton se në fokusin e tyre ka qenë pikërisht Broja, talenti i sulmit që duket se nuk e ka aspak të sigurtë vendin në Londër.
Një tjetër fakt që i shtynë “Blutë e Londrës” për të hequr dorë nga 22-vjeçari është fakti që dëshirojnë për të grumbulluar të ardhura nga futbollistë të rritur në akademinë e tyre.
Rreth 30 milionë euro parashikohet të përfitojnë nga shitja e Brojës, shifër e konsiderueshme, por për Milanin e ulët duke parë edhe karakteristikat dhe potencialin e sulmuesit shqiptar.
Gjithsesi, 22-vjeçari nuk shihet si zgjedhje e parë në listën e dëshirave të Milanit. Kuqezinjtë kanë në fokusin e tyre lojtarin e Bolonjës, Zirkze, por që shifrat e larta kërkuara nga ekipi italian e detyrojnë skuadrën nga Milano të mendojë për Brojën.
Në sezonin e shkuar, sulmuesi shqiptar luajti mes Chelsea dhe Fulham, por pa arritur të tregojë potencialin e tij për shkak të dëmtimit në gju.