Autori i sulmit është ende në kërkim
SHBA – Të paktën 10 të plagosur është deri më tani bilanci i një sulmi me armë në një park ujor në veri të Detroitit.
Ngjarja që ka alarmuar autoritetet lokale ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites, teksa një burrë doli nga një makinë dhe qëlloi rreth 30 herë me një pistoletë gjysmë automatike, duke ndryshuar vendndodhje në mënyrë të përsëritur.
Mësohet se i dyshuari nuk është arrestuar ende, por policia beson se e ka lokalizuar. Arma e përdorur është gjetur në vendin e sulmit.