Deshqiptarizimi dhe deorganizimi i Bashkësisë Fetare Islame, apo, devalvimi i një strategjie që një Institucion të bëhet i patejkalueshëm në realizimin e projekteve kombëtare, siç ishte BFI-ja – ky ishte misioni i strukturave më të reja të instaluara në krye të BFI-së e që symbyllurazi po i shërbenin interesave të huaja antishqiptare e antiislame
Nga Mahir Rexhepi
Në një emision televiziv të Kosovës (Kojshia show), “komshiu” i Shaqir Fetait paska folur pa doreza! Ish-zyrtari i UDB-së, Nafi Çegrani, i njohur si i drejtëpërdrejtë në zbulimin e emrave shqiptare që i kanë shërbyer UDB-së dhe KOS-it jugosllav, haptazi tha se “më i madhi i ulemave në Maqedoninë e Veriut, deri sa ka qenë student në Sarajevë, është përpunuar dhe trajnuar nga KOS-i nën nofkën policore “ORAO”! E nënvizoi një të vërtetë që tashmë është e njohur në opinion, madje edhe e dokumentuar si dhe e përfolur prej vetë personave të përndjekur (Nexhat Ibrahimi, teolog nga Prizreni, Ramiz Alija, teolog nga Tetova), nga ky farë “Orao”!
Pas këtij emisioni, a ia vlenë që edhe më tej dikush të qëndrojë pas Shaqir Fetait? A ia vlenë që dikush t’i besojë amanete këtij farë mahluku? A ia vlenë që dikush të llogaritet si bashkëpunëtor i tij? Tash e tutje, çdo bashkëpunëtor i tij, me automatizëm do të llogaritet si bashkëpunëtor i UDB-së serbe!
Të gjithë duhet të lirohen një orë e më parë nga ky farë udbashi! Sepse, tashmë Shaqir Fetai e ka përfunduar misionin e tij, ndaj dhe, jo rastësisht, në prag të ditës së Kurban Bajrami, derisa kalon Arafatin dhe bëhet gati të gjuajë shejtanin, në prag të daljes nga ihrami “i pastër shpirtërisht”, “u sakrifikua” nga vetë UDB-ja! Po si ia solli Zoti kështu?!
Shaqir Fetai nuk u duhet më askujt, ai e plotësoi misionin, duke zbatuar sërë detyrash me prioritet siç i kishte caktuar shërbimi sekret:
- U angazhua për ta larguar njeriun për të cilin nuk dihej nëse po e sabotonte UDB-në duke ia zhveshur bashkëpunëtorët në radhët e hoxhallarëve dhe, me këtë, po ia kompremetonte të gjitha planet për akcione antikombëtare e antifetare;
- U angazhua për ta dekontruktuar tërë një Institucion i cili avancimin e jetës fetare islame në Maqedoninë e Veriut e kishte gërshetuar me avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të këtushëm;
- U angazhua për të zhvilluar fushatë kundër elementit më të shëndoshë të BFI-së dhe duke i përkrahur të gjithë ata që me vetëdije do të pranonin të bëheshin bashkëpunëtorë të devotshëm të Shaqir Fetait e, me këtë, pa vetëdije t’i shërbenin strukturave (UDB-së) të cilat e kishin instaluar në krye të BFI-së!
- T’ia dilte që strehë të kërkojë te subjekti politik kombëtarisht i shëndoshë (te BDI-ja) dhe me këtë të ndikonte që ky subjekt politik të konsiderohet si “strehë e spiunave të UDB-së”;
- Të dëmtojë deri në palcë jetën institucionale bazuar në aktet normative të BFI-së;
- Ta dëmtojë pasurinë dhe pronën e BFI-së duke u angazhuar që ta ngrisë në “institucion” sekserizmin që ia kamuflon vjelljen e pronës dhe pasurisë së këtij Institucioni;
- Ta njollosë nivelin intelektual të BFI-së, duke larguar e ndëshkuar koka të shëndosha të Intitucionit dhe duke afruan pranë vetes analfabetë funksionalë!
- Ta partizojë dhe ta instrumentalizojë partiakisht tërë BFI-në dhe, me këtë, duke i shndërruar organet e saj në “nëndega partiake”.
- T’ia dalë që për herë të parë në historikun e BFI-së, ky Institucion të personalizohet dhe të bëhet “pronë” e më të fuqishmit (!) që dirigjohet nga strukturat e shërbimeve sekrete (prfshirë këtu edhe UDB-në por dhe KGB-në ruse, siç nënvizoi patrioti i Shaqir Fetait, ish-zyrtari i UDB-së, Nafi Çegrani!
Duke e llogaritur BFI-në si shoqatë private dhe pesonale, Shaqir Fetai kësaj radhe, të gjithë bashkëpunëtorët e vet (përkrahësit e udbashit) i shpërbleu me haxh! Shkoi edhe vetë për ta drejtuar fushatën kundër Myftiut të Kumanovës si dhe kundër haxhilerëve të Kumanovës sa për t’ia ndërsyer kundër strukturave aktuale të kësaj Myftinie, sepse këta nuk po i binden “Orao”-s! Për t’ju dëshmuar të gjithëve se ai është ai që mund të bëjë çfarë të dojë me dhe në emër të BFI-së, në haxhin e sivjemë të dërgojë tërë familjen e vet, madje, Mbretit të Arabisë Saudite t’i thotë që, mysafir i tij i sivjemë nga Maqedonia e Veriut do të jetë djali i vet!
Pas këtij turpi kulmor, secili që do të pajtohet që edhe më tej t’i shërbejë këtij farë “pticopjevaçi” e ka haram të shitet si mysliman, apo si pjesëtarë i islamit! Çdo gjë ka kufirin e vet, e ka çastin e reflektimit dhe të teubes, duke u angazhuar me devotshmëri në rikthimin në Rrugë të Zotit!