Merimanga, për shkak të mënyrës së të ushqyerit dhe “veprave” të saj, llogaritet si simbol i tradhëtisë! Ajo thurrë rrjetin dhe, e shtrirë në një cep të rrjetit, në kokërr shpine, e pret viktimën! Dikur, këtë rrjet tradhëtie, njerëzimi e përdorte edhe për ndaljen e rrjedhjës së gjakut nga ndonjë plagë në trup
Nga Mahir Rexhepi
Vibrimi i rrjetit të thurrur përçon sinjalin deri te receptorët e merimangës, e cila, pa u munduar fare, ia del që të sigurojë ushqimin! Pra rrjeti i tradhëtisë dhe spiunimi që i vie përmes receptorëve bën që të bëhet model i zhvillimit dhe veprimit të spiunazhës! Spiunazha vepron dhe është efikas varësisht nga rrjeti i saj e cila për detyrë parësore e ka ta zhvillojë tradhëtinë (kapjen e viktimës) dhe kjo pastaj spiunimin (përcjelljen e vibrimeve deri te receptorët e “babës”)!
Ky model, me gjasë, i është përcjellë këto ditë Shaqir Fetait në vendet e shenjta, në Haxh! Ai, edhe në këto vende e thurrë rrjetin e tradhëtisë, edhe në këtë vend të shenjtë e ngrit strategjinë e spiunimit, të tradhëtisë dhe të të bërit jetë si merimanga!
I paska mbledhur “anëtarët e rijasetit” që i mori që të gjithë me vete (me përjashtim të dy cungave, pa krah e pa këmbë, që tërësisht varen prej Shaqir Fetait) dhe ua paska zbërthyer një frikë shumë të madhe, për të cilën duhet një “unitet” i ngjeshur, si rrjeta e merimangës! Kënaqësinë e arritur në këto vende të shenja, dikush (qeveria VMRO-VLEN) do t’ua helmatosë, iu paska thënë Shaqir Fetai. Prandaj, sipas këtij “strategu”, “me t’u kthyer në Shkup, do të nisë rrënimi i kullës sonë aq të fuqishme që e kemi ngritur dhe, nëse lejojmë që të na e tërheqin një gurë, do të shembemi si kështjella prej letre”, ua paska tërehqur vërejtjen Shaqir Fetai!
Pra, Shaqir Fetai, i apostrofuar nga vetë zyrtarët e UDB-së si një nga spiunët më të rrezikshëm shqiptar, e ka të qartë dhe po e ndjenë vibrimin e largimit të tij, ndaj, kërkon që të gjithë ata që përpiqen ta largojnë, të kapen për rrjetin e tradhëtisë që do ta ngrisë ai bashkë me bashkëpunëtorët e vet. Por, tani shtrohet pyetja: këta bashkëpunëtorë të tij, a janë bashkëpunëtorë-spiunë të UDB-së apo, janë “ushtarë” të imanit?! Imani dhe spiunimi, besimi dhe tradhëtia, sinqeriteti dhe intriga janë dy botëra që kurrë nuk do të mund të pikëtakoheshin, në asnjë rrethanë, as në kiamet!
Shaqir Fetai kërkon që “organet” e tij të dalin në mbrojtje dhe madje edhe të thurren si pazmorë çeliku që do ta mbrojnë Shaqir Fetain nga çdo tronditje “të pabesë”! T’i dalësh në mbrojtje spiunit, shkatërrimtarit, intrigantit, nuk ka gjë më të pabesë se kjo!
Pra, Shaqir Fetai ndjenë se akoma nuk e ka përfundur misionin e vet prej tradhëtari, ndjenë se akoma nuk e ka kryer tërë atë detyrë që e ka marrur mbi vete në raport me BFI-në, ndjenë se “në botën tjetër” do të qortohet nga punëdhënësit e tij antifetar e antikombëtar dhe se mund ta degradojnë! Vërtetë, nëse Shaqir Fetai do të degradohej edhe nga punëdhënësit e vet, ç’detyrë të mëtejme do të mund të kryente? Prandaj, që mos të qortohet dhe që ta përfundojë misionin e vet të ulët, ai kërkon që të thurret “rrjeti” që siguron mbijetesën e Shaqir Fetait dhe, me këtë, edhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët mund të mbijetojnë vetëm nëse shndërrohen në fije të rrjetit, sepse, sa më gjatë që të mbijetojë Shaqir Fetai aq më gjatë do të mbijetojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Ai niset nga fakti se, UDB-ja ndonëse ishte perandori më vete, ndonëse “u shkatërrua” ajo edhe më tej po mbijeton pikërisht falë lidhjes rrjetëzuese që e ka ngritur dhe që akoma qëndron e fortë duke ngatërruar nëpër fijet e veta viktima të mëtejme. Pra, Shaqir Fetai ka zgjedhur metodën e mbijetesë së UDB-së për ta vazhduar mbijetesën e vet në BFI. Se a do të kapen në këtë kurth të Shaqir Fetait bashkëpunëtorët e tij, kjo do të vërehet së shpejti, ndonëse që tani po flitet për një “distancim patriotik” përmes veprimeve prej urithi të myftiut nga Shkupi, nga Kumanova dhe nga ai nga Gostivari! Që të tre këta janë me kiçmë shumë të dobët për ta bartur tërë atë peshë prej spiunimi që ua kërkon Shaqir Fetai! Pastrimi i BFI-së nga elementet e UDB-së jo që do ta shpëtonte kët Institucion fetar, porse do ta ligështonte tepër shumë vetë UDB-në! Ligështimi i kësaj organizate terroriste e kriminale është detyrë patriotike e çdo shqiptari.