Njerëz ndaj të cilëve do të ketë lloj-lloj dyshimesh – të tillët i duheshin UDB-së dhe, pa dyshim, të tillët i duhen edhe Shaqir Fetait. Pandaj ai ndjenë nevojë të përshpirtshme për të njohtuar se ku ishte dhe me kë ishte
Nga Mahir Rexhepi
Çdo dokument i UDB-së, përfundonte me njohtimin se ku është zhvilluar biseda informative, se në cilin vend dhe në prezencë të kujt është sjellë informata, do me thënë, nënvizohej edhe prezenca e personave që e kanë shoqëruar oficerin e UDB-së në rastin e përcjelljes së informacionit.
Për shembull, një dokument, faqa 198 nga dosja voluminoze e Shaqir Fetait derisa ka shërbyer me nofkën “ORAO” si operativc i oficerit serb të UDB-së, Stanko Dragoviqit, përfundon me këtë njohtim: “është hartuar në shtëpinë e “MIKIT” në praninë e punëtorëve operativë, Mile Millutinoviq dhe Elmaz Haxhipashiq.” Kjo jo vetëm për të marrur notë vërtetësie informacioni por, mbi të gjitha, është shprehur kujdesi për rrjetin e zgjëruar të operativës së UDB-së, me ç’rast madje, as një bisedë e thjeshtë nuk është zhvilluar pa prezencën e opertivcëve që e kanë shoqëruar oficerin!
Kjo ka qenë metodë dhe shkollë e UDB-së! Prandaj, të gjithë ata që i përcjellin lajmet e përgatitura nga Shaqir Fetai, në facebook-un e vet zyrtar, do të vërejnë po të njëjtën metodë që del nga po e njëjta shkollë e UDB-së.
Shaqir Fetai, ky instalacion në krye të BFI-së nga shërbimet e huaja antiislame e antikombëtare, gjithnjë në lajmet e veta nënvizon se në akcilin aktivitet “reisul ulemaja” u shoqërua nga filani e fisteku! Madje ua nënvizon edhe titujt mr. apo dr. apo hafëz, apo haxhi…
Shaqir Fetai dëshiron që deri në frymën e fundit të qëndrojë besnik ndaj strukturave të UDB-së dhe, edhe sot, kur të informojë, ai duhet të theksojë se me kë shoqërohej derisa kryhej ai aktivitet. Shaqir Fetai ua nënvizon titujt me qëllim devalvues, sa për të thënë se, edhe doktora e magjistra, edhe profesora e hamama më shoqërojnë mua si bashkëpunëtorë i dikurshëm (mbase edhe i sotshëm) i UDB-së. Nuk ka doktora e magjistra për Shaqir Fetain, për këtë mahluk që të gjithë janë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të UDB-së.
Ngjashëm si përfundimi i dokumentit të UDB-së, Shaqir Fetai i përfundon “informatat” e veta. Për shembull, kemi informatë e publikar në facebook-un e tij që përfundon me: “Në pritje të ambasadorit Reisul Ulemanë e shoqëroi H. Ismet ef. Ademi, drejtor për marrëdhënie me Lindjen e mesme dhe Dr. Abdulkerim Iseini, Shef i kabinetit të Reisul ulemasë”, “Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai i shoqëruar nga u.d. myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili dhe i Shtipit H. Nasir ef. Rexhepi…”, “Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Sekretari Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, shefi i kabinetit Dr. Abdulkerim Iseni, drejtori i sektorit fetaro arsimor Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, ai për shkencë dhe kulturë Musanif Rufati…”, “Reisul ulemanë e shoqëron H. Ismet ef. Ademi – Drejtor për marrëdhënie me botën arabe”, “ku morri pjesë Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef Fetai, i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi, drejtor për Lindjen e Mesme”, “Reisul Ulema në këtë vizitë qe i përcjellur nga drejtori për marrëdhënie me Lindjen e Mesme, H. Ismet ef. Ademi!”, “Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni”, “Në pritjen e mysafirit të nderuar më shoqëruan Z. Nizam Reshit, Z. Mysanif Rufati dhe Mr. Fejzullah Sadiki.” etj.
Ja pra, Shaqir Fetai gjithkund shoqërohet nga bashkëpunëtorët e vet dr. e mr.! Ky mund të jetë edhe sinjal për udbashët që të kuptojnë se ai vetë nuk është, se ai po mundohet ta zgjerojë rrjetin e vet me dr. e mr. Metodë e UDB-së ka qenë edhe kompremetimi i njerëzve! Nëse nuk ia kanë dalur që ta bindin një person për të bashkëpunuar, atëherë, në ndonjë lokal, apo në makinën e vet, apo në zyren e vet, i është futur oficeri i UDB-së, i njohur për rrethin e gjërë dhe, me automatizëm personi është kompremetuar dhe, ishte apo jo bashkëpunëtorë i UDB-së, pirja e kafesë, apo shëtitja, apo biseda formale e tij me një oficer të dhunshëm të UDB-së e ka larguar dhe e ka izoluar atë nga shoqëria. Këtë metode po e përdor edhe Shaqir Fetai! Në akivitete gjithnjë shoqërohet, madje edhe nëse nuk shoqërohet, ata kompremetohen dhe, pa dashje perceptohen si bashkëpunëtorë të Shaqir Fetait, gjegjësisht, të UDB-së.
Njerëz ndaj të cilëve do të ketë lloj-lloj dyshimesh – të tillët i duheshin UDB-së dhe, pa dyshim, të tillët i duhen edhe Shaqir Fetait. Pandaj ai ndjenë nevojë të përshpirtshme për të njohtuar se ku ishte dhe me kë ishte! Madje, ka pasur raste kur i ka përmendur si shoqërues edhe emrat e personave që merren me sigurimin e tij.
Shoqërimi, përcjellja, grupi teknik i bashkëpunëtorëve, gjithnjë janë rreth një personaliteti të lartë, porse, asnjëherë nuk theksohen emrat e tyre, sepse janë tepër të parëndësishëm në një event ku merr pjesë i pari!