Ikje nga e vërteta

Erik Fromi ka konstatuar se njeriu ik nga liria, ose kur nuk e kupton, kur është mësuar dhe është bërë qenie adaptabile e robërisë, ose, ik nga liria kur e ka atë me bollëk, kur i tepron liria, kur i derdhet si nga tenxhereja që vlon dhe nis e nëpërkëmbë, nuk ia di vlerën, nuk e çmon, nuk i duket gjë e shenjtë! E njëjta gjë vlenë edhe për të vërtetën

Nga Faik Shahinbejlliu

Kur tepron e vërteta, kur e vërteta është mjet gjigant që nuk mund ta lëvizë asgjë nga vendi i vet, kur e vërteta bëhet oskigjen pa të cilën nuk mund të frymojë asgjë, atëherë, ja që në mesin e qenieve njerëzore ka edhe të atillë që dëshirojnë paksa ta provojnë të kundërtën e të vërtetës, të ikin nga e vërteta, ta shijojnë pak gënjeshtrën dhe, nëse ju lezeton, të ushqehen deri në frymën e fundit me gënjeshtrën. Është në natyrën e njeriut që t’i provojë të dyja antipodet, të dyja skajet e një fenomeni, të dyja anët e jetës. Prandaj Zoti ia krijoi edhe terrin edhe ditën. Prandaj sot kemi njerëz që nuk e dëshirojnë ditën, që u pëlqen terri, që dëshirojnë që veç terri të mbretërojë. Tipat e këtillë janë soj i urithit!
I këtij soji duhet të jetë edhe Shaqir Fetai, instalacioni më i shpifur i një shërbimi intelegjent që mund ta instalojë në krye të një institucioni fetar! Ai instalohet duke e turbulluar të vërtetën, po aq e shtreson gënjeshtrën dhe, sa më i lartë të jetë ky shtresim aq më lart do të ngjitet Shaqir Fetai, si gjeli në maje të plehut! A e ka vendin gjeli në maje të plehut? Natyrisht që jo porse, ja që i pëlqen të qëndrojë aty!
Cili është sot i vetmi hall i Shaqir Fetait? Kush e mundon deri në çmendi atë? Cili fakt e besdisë, e frikëson, e tmerron? Është vetë “babai shpirtëror” i tij, ish-reisul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi! Është e vërtetë se e rriti ai, se e avancoi në karrierë. Është e vërtetë se Shaqir Fetai është shprralluar shpesh dhe shumë fort para H. Sulejman ef. Rexhepit, është rrëfyer si mëkatari para priftit! Është e vërtetë se atë që e di Sulejman Rexhepi për Shaqir Fetain nuk e dinë as fëmijët e vet! Është e vërtetë që Shaqir Fetai ia ka shprehur respektin Sulejman Rexhepit më shumë se babait të vet biologjik! Është e vërtetë se, më në fund, kur e mori sinjalin prej shërbimeve intelegjente, ia futi thikën pas shpine pa kurrfarë sikleti! Ia thurri intrigën dhe e spostoi nga kolltuku i reisul ulemasë, duke ia zënë vendin si hijena e uritur kërmin pa kurrfarë vlere ushqimore.
Dhe, sot, e vetmja gjë që e shqetëson Shaqir Fetain është kontaktimi i Sulejman Rexhepit! Çdo kontakt i nëpunësve të BFI-së me ish-reisin e tyre e shqetëson Shaqir Fetain më tmerrshëm se nata e varrit! Si asnjë reis i mëparshëm i BFI-së, si asnjë funksionar më i lartë më parë i këtij Institucioni, Shaqir Fetai, qoftë me intriga qoftë me nënshkrim të vetin, ka larguar nëpunës nga BFI-ja, edhe atë, të gjithë ata duke qenë miq të afërt me Sulejman Rexhepin. Jo se kanë bashkëpunuar me të, sepse ai tashmë nuk ushtron kurrfarë funksioni dhe nuk paraqet kurrfarë rreziku për Shaqir Fetain, porse, nga respekti që e ushqejnë akoma ndaj tij, ndaj atij që është arkë e çeliktë e të vërtetave mbi Shaqir Fetain! Kësaj i frikësohet ky farë mahluku!
Të vërtetës së dytë që i frikësohet është drejtuesi i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, hafëz H. Afrim ef. Tahirit! Vërtet, a ka turk në këtë dynja për ta shpjeguar se pse kaq frikë dhe, njëkohësisht, kaq urrejtje manifeston Shaqir Fetai kundër hafëz Afrim ef. Tahirit? Çka i ka bërë efendi Tahiri Shaqir Fetait? Le ta numërojë vetëm një të keqe që mund t’i ketë ardhur nga Afrim Tahiri? Le ta numërojë vetëm një dëm që Afrim Tahiri ia ka bërë BFI-së gjatë kohës sa ka drejtuar me këtë Institucion! Shaqir Fetai, sot, e merr si lajm senzacional çdo informatë që mund t’ia sjellë dikush mbi takimin e ndonjë nëpunësi të BFI-së me Afrim Tahirin? Pse kjo frikë nga ky personalitet islam i pastër si biluri? Afrim Tahiri është vetë e vërteta! Pse kjo ikje e Shaqir Fetait për t’u përballur me këtë të vërtetë? Shaqir Fetai ka një “program” (po supozojmë që “ka”) ndërsa dhe Afrim Tahiri e ka një Platformë por dhe një strategji se si të dilet nga kjo katandi ku ka rrëshqitur BFI dhe si t’i kthehet pesha dhe roli i dikurshëm që e kishte në shoqëri dhe, pse Shaqir Fetai nuk pranon që të përballet e “vërteta” e tij me të vërtetën e Afrim Tahirit, të paktën për hirë të Institucionit të BFI-së? Prej çka frikësohet Shaqir Fetai? Afrim Tahiri e ka ftuar disa herë në debat publik; Afrim Tahiri e ka ftuar disa herë në formim të komisioneve të përbashkëta me qëllim të gjetjes së një formule ideale e për të dalur nga kjo humnerë që po e gëlltit padhimbshëm BFI-në?
Shaqir Feti i ik përballjes me këtë të vërtetë, sepse e ka të qartë se me dorën e vet do ta nënshkruajë ikjen nga BFI-ja, sepse ai nuk është institucion që ka vend për intrigantë, për tradhëtarë e për mahlukë siç është Shaqir Fetai! Është e vërtetë e madhe se shumë shpejt do të ngjallet një trupë që do të shprehë interesin maksimal për ta shpëtuar, jo Shaqir Fetain por, Bashkësinë Fetare Islame si Instituion para se t’i dorëzohet tërësisht shkatërrimit fatal!
Përfshirja e strukturave të dikurshme drejtuese, pra edhe i Sulejman Rexhepit, i Afrim Tahirit, i Alifirki Esati, Isa Ismaili, Arif Emini, Ramazan Hasa e hoxhallarëve të vjetër, të atyre që kanë derdhur mund e djersë për këtë Institucion (jo të atyre që e kanë luftuar natë e ditë, me në krye Shaqir Fetain!!!) etj., me qëllim të arritjes së një ujdie të madhe për të mirën e Institucionit, do t’i nxirrte faqebardhë të gjithë inicuesit e një takimi të tillë. Kjo është më së e vërtetë. Fatkeqësisht, deri te kjo e vërtetë nuk do të arrihet me Shaqir Fetain, sepse, ja që edhe kjo e vërtetë e frikëson Shaqir Fetain, e frikëson më shumë se nata e varrit!
Shaqir Fetai me tajfën e vet, me “dishepujt” e vet aktual, nuk e ka hallin te regullimi i raporteve dhe tek shpëtimi i Institucionit, por, që të gjithë, si ai ashtu edhe “dishepujt” e vet, e kanë hallin te kolltuku i reisllëkut, kush të rrijë sa më gjatë në atë kolltuk me kunja apo kush ta zë sa më i pari. Kaq të etur për kolltuk me kunja?!

Leave a Reply