Pasagjerët gjatë fluturimit me destinacion Sao Paulo të Brazilit, përjetuan momente tmerri, kur “bishti” i Boeing 777 preku tokën.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Malpensa të martën.
Avioni gjatë ngritjes bëri një “goditje bishti”, siç quhet ndryshe, një kënd të tepruar në ngritje, si rezultat i të cilit bishti i Boeing 777 u fërkua në pistë.
Avioni u ngrit pa ndërprerë manovrën, e cila, sipas ekspertëve të intervistuar nga Corriere della Sera, parandaloi një aksident të rëndë.
Më pas u ul për të kontrolluar dëmet. E gjithë ngjarja u dëshmua nga pasagjerët, të cilët u alarmuan.