Gafat e reja të Presidentit Biden, ngatërron Zelenskyn me Putin dhe Kamala Harris me Trump

Konferenca më e fundit për shtyp e Presidentit Biden u shoqërua me gafa të shumta, në një kohë që zërat brenda demokratëve vënë gjithmonë e më shumë në dyshim aftësitë e tij për të vijuar garën.

Si fillim ai iu drejtua presidentit Zelensky me mbiemrin e kreut të Kremlinit, “Putin”.

Pavarësisht se u përpoq ta rregullonte gabimin e tij, ishte shumë vonë.

“Zonja dhe Zotërinj Presidenti Putin, ai do të mundë Presidentin Putin, Presidentin Zelensky. Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit”, tha biden.

“Unë jam më i mirë se kaq”, tha Zelensky.
“Ju jeni shumë më mirë”, tha Biden.

Por jo vetëm kaq, më vonë, nw konferencën e të enjtes ai iu referua zëvendëspresidentes Kamala Harris si “Trump”.

“Nuk do të kishte zgjedhur zëvendëspresidentin Trump për të qenë zëvendëspresident nëse nuk mendoja se ajo nuk ishte e kualifikuar për të qenë në këtë detyre”, tha Biden.

Pavarësisht gabimeve të njëpasnjëshme ai sërish këmbënguli se ishte në gjendje të vijonte punën e tij.

“Orari im ka qenë i ngjeshur. Pra, nëse ngadalësoj shpejtësinë dhe nuk mund ta kryej punën, kjo është një shenjë se nuk duhet të garojë për president. Por nuk ka ende asnjë tregues për këtë, asnjë.

Mbështetësit dhe ligjvënës të rëndësishëm kanë dyshime rreth aftësisë së Biden për të vazhduar garën për një mandat të dytë presidencial pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e 27 qershorit.

Por presidenti 81-vjeçar refuzon të heqë dorë nga gara ndërsa përgatitet të përballet me rivalin e tij republikan Donald Trump në një debat të dytë.

Leave a Reply