Pjesa më e madhe e bashkive të vendit, sidomos ato më në periferi të Tiranës, kanë pësuar ulje të numrit të banorëve. 5 bashki kanë aktualisht më pas se 5 mijë banorë, çka bën të ngremë pyetjen se a është e nevojshme që këto të quhen më të tilla.
Ndër to janë bashkia Pustec në Qarkun Korçë, e cila ka numrin më të ulët të banorëve në mbarë bashkitë e republikës, vetëm 1 843. Ajo ndiqet nga bashkia Libohovë në Gjirokastër me 2 765 banorë, bashkia Këlcyrë me 4 400 banorë, Fushë-Arrës me 4 878 banorë dhe Konispol me 4 898 banorë.
Shkak i largimit kaq të madh të qytetarëve dhe braktisjes së vendit janë probleme që lidhen me kushtet e këqija të shërbimeve, papunësia dhe inflacioni.
Gjithashtu 9 bashki të tjera Poliçani, Dropulli, Memaliaj, Përmeti, Tepelena, Kolonja, Puka, Delvina dhe Himara kanë secila më pak se 10 mijë banorë.