Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit në rripin e Gazës raportohet mbi 38 mijë viktima.
“38,919 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, tashmë në muajin e saj të dhjetë”, thuhet në njoftim.
Ministria bëri me dije se vetëm 48 orët e fundit raportohet për 71 palestinezë të vrarë dhe mijëra të plagosur që nga fillimi i luftës me Izraelin.
“Të paktën 71 palestinezë janë vrarë në 48 orët e fundit dhe 89,622 palestinezë janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor”, tha ministria në një deklaratë.