Blinken: Irani mund të sulmojë Izraelin brenda 24 orësh

“Mund të mos ketë asnjë paralajmërim paraprak”

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken paralajmëron se Irani mund të sulmojë Izraelin, që nga ky 24 orësh.

Rrezikun ua ka bërë të ditur homologëve të vendeve të G7-ës, gjatë një telefonate konfidenciale, detaje të së cilës janë zbuluar nga media amerikane online Axios.

Blinken tha se Teherani do ta kryejë sulmin në koordinim me militantët aleatë të Hezbollahut nga Liban.

Kryediplomati amerikan është i shqetësuar pasi në dallim nga sulmi i paralajmëruar i 13 Prillit, kur Irani sulmoi me 350 raketa dhe dronë që u kapën nga mbrojtja ajrore izraelite, këtë herë nuk ka asnjë informacion paraprak.

Frika e një sulmi të madh nga Irani ka boshatisur plazhet dhe ambientet publike në Tel Aviv në kulmin e sezonit turistik.

“Në këtë periudhë, vitin e kaluar plazhi ishte plot”.

Sulmi është hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hanije në Teheran më 31 Korrik.

Leave a Reply