Shëmbet hoteli i ndërtuar në shekullin e XVII në Gjermani, humbin jetën burrë dhe grua

Një ngjarje e rëndë ndodhi një natë më parë në Gjermani, ku dy persona humbën jetën pas shëmbjes së një hoteli.

Mediat gjermane raportojnë se një kat në hotelin Reichsschenke Zum Ritter Götz në Kroev, në perëndim të Frankfurtit, u shemb rreth orës 23:00 të së martës, duke lënë të vdekur një burrë dhe një grua.

Vetëm 5 persona arritën të dalin nga hoteli pa dëmtime. Mes personave që forcat e sigurisë arritën të shpëtojnë ishte dhe një fioshnje 2-vjeçar i cili u konsiderua si një mrekulli.

Fillimisht u mendua që të gjithë personat e mbetur nën rrënoja kishin vdekur, por pas gërmimeve rezultoi se ata kishin mbetur të palgosur dhe u dërguan menjëherë në spital, ku po mbahen nën vëzhgim nga mjekët.

Forcat e policisë po hetojnë ngjarjen, ndërsa ende nuk ka asnjë detaj deri tani që të shpjegojë se çfarë e shkaktoi shëmbejn e ndërtesës që danot prej shekullit të XVII.

Leave a Reply