Po falnin namazin e mëngjesit, mbi 100 të vdekur në Rripin e Gazës! Faltorja e një shkolle u bombardua nga ushtria okupatore izraelite

Më shumë se 100 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën herët këtë mëngjes kur forcat izraelite bombarduan një shkollë të kthyer në një qendër pritjeje për personat e zhvendosur në Rripin e Gazës, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Sipas shërbimit të informacionit të qeverisë së Hamasit në enklavën palestineze, të cituar nga WAFA, bombardimet “shënjestuan njerëzit e zhvendosur që po kryenin namazin e mëngjesit”, gjë që shpjegon “numrin e viktimave”.

Një përfaqësues i mbrojtjes civile tregoi 90-100 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ai u shpreh se kanë ndodhur tre sulme në shkollën në Tabin, duke konfirmuar se personat e zhvendosur palestinezë ishin strehuar atje.

Një ditë para të enjtes, mbrojtja civile në Gaza njoftoi se bombardimet izraelite të dy shkollave të tjera në qytetin e Gazës morën jetën e 18 personave. Edhe në këto raste ushtria izraelite raportoi se në ndërtesat e shkollave vepronin “qendra komanduese” të Hamasit, mirpor video materialet e gazetarëve të Aljazeera dokumendojnë se shumica te té vrarëve janë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Leave a Reply