Al Sisi viziton Ankaranë

Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al Sisi viziton sot Ankaranë pas ftesës së Presidentit turk Rexhep Tayyib Erdogan. Vizita vjen pas marrëdhënieve të ngrira dhe të vështira gjatë 12 viteve të fundit.

Vizita e Al Sisit në Turqi ka rendësi për rajonin dhe balancat e fuqive në Mesdhe pasi Turqia dhe Egjipti ishin në një krizë marrëdhëniesh që prej vitit 2013, ku ushtria mori pushtetin përmes një grushti shteti.

Shkrirja e raporteve Turqi-Egjipt filloi një vit më parë, ndërsa qeveria atje po kërkon të gjejë zgjidhje në rajon në këtë kohë kur shumë faktorë po angazhohen për të ndalur luftën në Gaza.

Leave a Reply