Atentati ndaj Trump, ish-agjenti i Shërbimit Sekret: Duhet rishikuar programi i mbrojtjes ndaj kandidatëve presidencialë

Ish-agjenti i Shërbimit Sekret, Barry Donadio ka sugjeruar që autoritetet amerikane të rishikojnë programet e mbrojtjes që aplikohen për kandidatët presidencialë. Ky reagim vjen pas atentatit të dytë të dështuar ndaj Donald Trump, ish-president dhe njëkohësisht kandidat presidencial në SHBA.

“Tani duhet të rivlerësojmë. A duhet të marrin të gjithë këta kandidatë të njëjtën paketë mbrojtëse presidenciale? Mendoj se kjo ndoshta do të duhet të jetë përgjigja.”

Ai gjithashtu u kërkon autoriteteve që të jenë jashtëzakonisht transparente në hetimin e tyre për atentatin e dukshëm ndaj Donald Trump.

“Është një kohë e tensionuar në historinë amerikane”, shtoi ai.”Demokracia po rrezikohet për shkak të teorive konspirative, ose njëra palë beson një gjë dhe pala tjetër beson tjetrën. Qeverisë do t’i duhet t’i frenojë të gjitha këto.”, tha ai duke iu referuar sërish transparencës së hetimit.

Sa i përket atentatit të parë ndaj Trump, i cili mori një plumb në vesh, Shërbimet Sekrete pranuar se siguria nuk ishte në nivelin e duhur.

Leave a Reply