SHBA i bën thirrje Izraelit të shmangë përshkallëzimin e konfliktit

Përshkallëzimi ushtarak nuk është në interesin e Izraelit, paralajmëroi sot sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ne nuk besojmë se përshkallëzimi ushtarak i këtij konflikti është në interesin e tyre”, tha ai për televizionin ABC.

“Kjo është ajo që ne po u themi drejtpërdrejt homologëve tanë izraelitë”, sqaroi zëdhënësi, duke bërë thirrje përsëri për një zgjidhje “diplomatike” të krizës.

Leave a Reply