Pamje shokuese shfaqin momentin kur një veturë aksidentohet për shkak të humbjes së kontrollit.
Fatmirësisht foshnja 4 muajshe që gjendej aty nuk pati asnjë lëndim, pasi ishte i vendosur në ndenjësen e fëmijëve, shkruan ‘Dailmyail’.
Kjo ngjarje e filmuar nga një makinë tjetër ka ndodhur në një autostradë të Uellsit. Pavarësisht pamjeve shokuese të gjithë pasagjerët i shpëtuan vdekjes dhe lëndimeve.
Mike Colborne, 48 vjeçar, menaxher i shëndetit dhe sigurisë në ‘Owens Group’, tha se brenda në makinë ishte drejtuesi i mjetit së bashku me gruan dhe foshnjën e tij. “Fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar”, tha ai.