Hezbollahu lëshon breshëri raketash në në Izraelin verior

Hezbollahu njoftoi sot se hodhi një breshëri raketash në Tiberias, në Galilenë e poshtme në Izraelin verior, rreth 30 kilometra nga kufiri me Libanin.

Në një deklaratë, lëvizja libaneze tha se iu përgjigj sulmeve të egra të Izraelit kundër vendeve dhe civilëve në Liban.

Nga ana e saj, ushtria izraelite theksoi se katër dronë dhe raketa hynë në hapësirën ajrore të Izraelit nga Libani.

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan kryesisht në Galilenë e poshtme kur katër dronë hynë në hapësirën ajrore izraelite në provincën Ros Hanika, në kufi me Libanin.

Leave a Reply