Tel Aviv u shënjestrua me raketa

Hezbollah njoftoi se kishte lëshuar raketa të tipit Fadi 4, në bazën Glilot të Njësisë së Inteligjencës Ushtarake 8200 dhe selinë e Mossad, e cila ndodhet në periferi të Tel Avivit.
Bombardimi i Tel Avivit vjen në kuadrin e serisë së Operacioneve Khaybar dhe në përgjigje të shënjestrimit të civilëve dhe masakrave të kryera nga Izraeli në Liban.

Mediat hebraike raportuan se dy persona u plagosën dhe u shkaktuan dëme dhe shpërthyen zjarre në Tel Aviv.

Burimet hebraike pranuan gjithashtu se dy lëndime u transferuan në spitalin Beilinson si pasojë e një rakete që ra në verilindje të Tel Avivit.

Aljazeera sot raporton se Hezbollah mohon se ka pasur sulm tokësor izraelit dhe thotë se deri në këto çaste nuk ka pasur përleshje me forcat okupatore izraelite.

Leave a Reply