Bombardime të mëdha në Bejrut

Ushtria e Izraelit ka bërë përpjekje të depërtoj në tokat libaneze por ka hasur në rezistencë të fortë

Izraeli i dërgoi trupat tokësore në jug të Libanit pas dy javëve bombardimesh të pareshtura ajrore dhe parashikimi izraelit ishte se tereni ishte përgatitur mjaftueshëm për tu futur përmes këmbsorisë, megjithkëtë, mediat izraelite sot kanë pranusr se 8 pjesëtarë të forcave elitare izraelite janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur, kurse nga autoritetet e spitalit u tha se ata kanë pranuar 39 ushtarë të plagosur. Raportimi i mediave izraelite për humbjen e ushtarëve izraelitë, sërish ka ngjallur reagime të ashpra kundër kryeministrit Netanjahut.

Fillimi i bombardimeve të forta izraelite gjatë mbrëmjes së sotme, sipas shumë analistëve dhe njohësve të rrethanave atje, dëshmon dështimin e përparimit në fushëbetejat tokësore.

Leave a Reply