Sërish shpërthim pranë ambasadës së Izraelit në Danimarkë

Një shpërthim është dëgjuar gjatë natës në një distancë prej rreth 500 metrash nga ambasada izraelite në Danimarkë, siç njoftoi sot policia e Kopenhagenit, pesë ditë pas një sulmi që kishte në shënjestër ndërtesën e misionit diplomatik.

“Sigurisht që ne po shqyrtojmë nëse mund të ketë lidhje me incidentin që ndodhi në ambasadën izraelite”, u tha gazetarëve Trine Møller, një inspektore në policinë e Kopenhagës.

Natën e 1-2 tetorit, në mes të krizës në Lindjen e Mesme, ka pasur shpërthime shumë pranë të njëjtës ambasadë, të shkaktuara ndoshta nga hedhja e granatave.

Sipas autoriteteve, dy të rinj suedezë, të moshës 16 dhe 19 vjeç, dyshohen se mbanin pesë granata dore dhe qëlluan dy të cilat ranë në një çati rreth 100 metra larg ndërtesës së ambasadës. Të enjten e kaluar atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 27 ditë.

Në Suedi, ambasada izraelite në Stokholm u sulmua të martën pa shkaktuar asnjë lëndim.

Leave a Reply