Uragani “Kirk” në Europë! Katastrofa në Francë e Portugali, ndërprerje masive energjie

Mbetjet e uraganit Kirk që përfshiu Evropën Perëndimore një ditë më parë, duke shkaktuar dëme në Portugali dhe Spanjë, përpara se të mbërrinte me stuhi në Francë, ku i mori jetën një personi.

Një stuhi në Mesdhe jashtë qytetit port të Sete në Francën jugore përmbysi tre varka, duke vrarë një marinar, ndërsa një tjetër është dërguar në spital në gjendje kritike.

Rreth 64,000 persona në jug të Francës mbetën gjithashtu pa energji elektrike, ndërsa disa departamente raportuan se rrugët janë bllokuar nga përmbytjet.

Parashikuesit e motit raportuan se parashikimet treguan që stuhia do të shoqërohej me sasi shiu, sa të një muaji.

Nga ana tjetër autoriteti i mbrojtjes i Portugalisë raportoi më shumë se 1,300 incidente gjatë natës.

Porto, qyteti kryesor verior, u godit më rëndë, me 400 pemë të shkulura. Makinat u dëmtuan gjithashtu dhe shërbimet hekurudhore u ndërprenë në disa vende.

Stuhia gjithashtu ndërpreu energjinë në më shumë se 300,000 familje, tha furnizuesi i vendit me energji elektrike.

Zyrtarët e motit dhe mbrojtjes civile, pasi kishin parashikuar erëra deri në 120 kilometra në orë (dhe shi të dendur, e vendosën bregdetin në një alarm të verdhë, pasi valët arritën deri në shtatë metra.

Zyrtarët spanjollë të motit lëshuan një alarm portokalli për veriun dhe veriperëndimin e vendit, duke paralajmëruar për erëra deri në 140 kilometra në orë në rajonin e Asturias.

Nuk kanë munguar as rrëshqitjet e baltës dhe pemët e rëna në zonat urbane, duke bllokuar rrugët.

Leave a Reply