Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Izraelin qendror sot për shkak të një numri raketash të lëshuara nga Libani drejt territorit izraelit.
Ndërkohë, lëvizja libaneze Hezbollah tha se kishte shënjestruar një bazë detare izraelite pranë Haifës.
“Ne mbetemi vigjilent dhe të përgatitur për të mbrojtur vendin tonë”, tha Hezbollah në një deklaratë.
Përveç kësaj, lëvizja vuri në dukje se sulmoi forcat izraelite që kishin avancuar në fshatin Maroun al-Ras, në Libanin jugor, pranë kufirit me Izraelin.
Hezbollahu tha se luftëtarët e tij përdorën “mortaja artilerie kundër ushtarëve të përqendruar të armikut” në atë fshat.