Berisha: Rama bëri çmos për të mos plotësuar kriteret e BE

“Nuk ka plotësuar kriterin e zgjedhjeve të lira”

Sali Berisha e përshëndet hapjen e kapitujve të parë të negocimit. Por ai deklaron se do duhet të jetë i vërtetë me shqiptarët, të cilëve ju thotë se qeveria e Edi Ramës ka bërë që Shqipëria të mos plotësojë asnjë kriter për t’u ulur në këtë tryezë me BE.

Por thënë këto, për kryedemokratin, Bashkimi Europian e ul Shqipërinë përballë në konferencën ndërqeveritare pikërisht për të vendosur në dukje gjithë këto probleme.

Sali Berisha e zhvilloi këtë komunikim virtual me mbështetës demokratë në diten kur feston 80-vjetorin e lindjes. Ditë kur ai pranon të bëje dhe një vlerësim për karrierën e tij në politikë.

Berisha përsërit se demokratët nën udhëheqjen e tij do të vazhdojnë aksionin e mosbindjes civile derisa ta detyrojnë Edi Ramën të pranojë qeverinë teknike. Ndërsa hapi më i parë i kësaj mosbindje do të jetë moslejimi i miratimit në Parlament i buxhetit të shtetit të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply